Transmetuar më 30-04-2013, 19:39
Tiranë, NOA.al - Një 52-vjeçar ka tentuar të shpërfytyrojë ish-bashkëshorten e tij duke i kafshuar veshët, buzët dhe qafën me qëllim që ajo të mos lidhej me asnjë burrë tjetër. “Kanibali” është arrestuar mbrëmjen duke gdhirë dita e martë, nga efektivët e komisariatit të Policisë nr.6, në Tiranë, ndërsa ka dhënë dhe arsyet e ngjarjes. Nuredin V., banues në rrugën “Veli Vraniqi” në Tiranë ka shkuar rreth orës 22:30 të së hënës në banesën e ish-gruas së tij S. E. dhe pas një debati të ashpër i ka kafshuar asaj veshin me qëllim që t’ia shkulte. Më pas i ka kafshuar buzët dhe qafën për ta shpërfytyruar atë. Burime nga policia thanë për noa.al se Nuredini e kishte të ndaluar të afrohej në banesën e ish-gruas 45-vjeçare. Ai duhet të qëndronte larg me një distancë prej rreth 50 metra, vendim të cilin e ka dhënë Gjykata e Tiranës më datë 27 nëntor të vitit të kaluar pasi ushtronte dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij. Pas ngjarjes së mbrëmshme policia arriti të çonte në qeli 52-vjeçarin. /a.b/noa.al/

Tiranë, NOA.al – Një 52-vjeçar ka tentuar të shpërfytyrojë ish-bashkëshorten e tij duke i kafshuar veshët, buzët dhe qafën me qëllim që ajo të mos lidhej me asnjë burrë tjetër.

“Kanibali” është arrestuar mbrëmjen duke gdhirë dita e martë, nga efektivët e komisariatit të Policisë nr.6, në Tiranë, ndërsa ka dhënë dhe arsyet e ngjarjes.

Nuredin V., banues në rrugën “Veli Vraniqi” në Tiranë ka shkuar rreth orës 22:30 të së hënës në banesën e ish-gruas së tij S. E. dhe pas një debati të ashpër i ka kafshuar asaj veshin me qëllim që t’ia shkulte.

Më pas i ka kafshuar buzët dhe qafën për ta shpërfytyruar atë.

Burime nga policia thanë për noa.al se Nuredini e kishte të ndaluar të afrohej në banesën e ish-gruas 45-vjeçare.

Ai duhet të qëndronte larg me një distancë prej rreth 50 metra, vendim të cilin e ka dhënë Gjykata e Tiranës më datë 27 nëntor të vitit të kaluar pasi ushtronte dhunë ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Pas ngjarjes së mbrëmshme policia arriti të çonte në qeli 52-vjeçarin. /a.b/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit