Transmetuar më 30-04-2013, 19:19

Hunda, mollëzat, buzët etj, janë disa nga pjesët e trupit të njeriut të cilat u nënshtrohen ndërhyrjeve estetike, por që krahët të bëheshin si epidemi ndërhyrjesh, kjo rrallë ka ndodhur.

Michelle Obama, zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është cilësuar si femra me krahët më perfekt, ku sipas American Society of Plastic Surgeons, thuhet se për të pasur krahë si të sajat, janë rritur ndërhyrjet në këtë pjesë të trupit 50 herë më shumë, kryesisht te femrat mbi 40 vjeç.

Siç raporton noa.al, kjo tendencë është shtuar gjatë viteve të fundit, pasi në vitin 2000 vetëm 300 femra në SHBA, kanë kryer ndërhyrje të kësaj natyre, ndërsa gjatë vitit të lënë pas janë regjistruar më shumë se 15 mijë. Në vendin e parë si model u rendit Michelle Obama, e ndjekur nga Jennifer Aniston dhe Jesica Biel.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit