Transmetuar më 30-04-2013, 19:04

Tiranë, NOA.al- Sipas MeteoAlb, nesër deri në orët e mesditës zonat e ulëta dhe bregdetare do të dominohen nga kthjellime dhe temperatura të larta ndërsa në zonat malore verilindore dhe juglindore të pranishme do të jenë vranësirat kalimtare.

Gjatë pasdites, kthjellimet do të jenë dominuese në pjesën më të madhe të vendit me përjashtim të zonave malore Lindore të cilat do të kenë shtim të vranësirave duke gjeneruar shira të dobët.

Temperaturat e ajrit nuk do të pësojnë ndryshime të dukshme, për pasojë edhe mëngjesi edhe mesdita do të ruajnë vlera konstante të tyre.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 27 km/h nga drejtimi jugperëndimor, ndërsa dallgëzimi në det do të jetë i ulët.

Europa

Pjesa më e madhe te kontinentit do të dominohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike ku moti i kthjellët do të jetë dominues. Konkretisht rajoni i Mesdheut  gadishulli i Ballkanit, ishujt Britanike dhe vendet Balltike do të jenë me diell gjatë gjithë ditës. Ndërsa, me mot të paqëndrueshëm do të paraqitet zona e alpeve, Europa Qendrore dhe ajo Lindore ku vranësirat dhe shirat do të jenë dominues.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit