Transmetuar më 30-04-2013, 17:18

Mbretëresha e Hollandës Beatrice 75 vjeç, i ka kaluar fronin djalit të saj William Alexander 45 vjeç, për ti lënë hapësirë gjeneratës së re.

Krahas tij bashkëshortja Maxime do të jetë sovrania e re e vendit.

Lidhur me këtë lajm në Londër thuhet se Princi Carlo 64 vjeç, do të lërë në çdo dhomë të Buckhingam Palace nga një kopje të gazetës, pasi nëna e tij Elisabetta 86 vjeç nuk ka në plan ta bëjë një veprim të tillë.

Dinastia portokalli e Hollandës është shumë më antike se ajo e Britanisë, duke datuar qysh në viteve 1680.

Por siç raporton noa.al kjo traditë është e njohur në Hollandë ku Giuliana ia kishte lënë fronin Beatrices në vitin 1980 dhe gjyshja Guglielmina ia kishte kaluar dinastinë Giulianës në vitin 1948.

Por pavarësisht këtij shembulli Mbretëresha e Anglisë nuk ka në plan të iki nga froni edhe pse mosha ka bërë të vetën.

Mediat kanë përfolur së fundmi se Kryeministri i vendit David Cameron, në një takim që ka patur para ca kohës e ka këshilluar që t’ia kalojë fronin nipit të saj princit William, por mbretëresha është përgjigjur, “William ka karakteristikat e duhura për të qenë një mbret i shkëlqyer, por kur të vijë kohë”.

Problemi që titulli nuk po kalon, realisht nuk është Carlo por gruaja e tij Camilla, të cilin vendi nuk e ka dashur kurrë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit