

Shkup, 30 prill 2013, NOA.al- Edhe shqiptarët për herë të parë do të jenë pjesë e Qendrës për Trajnimin e Pilotëve (QTP) në Maqedoni.
Në këtë qendër sot u publikua konkursi i tretë për pranimin e kadetëve të rinj. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi.
“Në çdo cikël është paraparë që të ketë një numër të vogël të kandidatëve për trajnim. Kandidatët duhet të kenë të mbaruar arsimin e lartë. Stërvitja bazë do të jetë për helikopterë, por edhe për nevoja tjera”, theksoi ministri Xhaferi, duke shtuar se konkursi do të jetë i hapur për kandidatë që plotësojnë kriteret, por që duke marrë parasysh edhe përfaqësimin etnik.
Stërvitja siç raporton gazetari i noa.al në Shkup do të jetë e mbikëqyrur nga drejtori i QTP-së, piloti izraelit, Jaari Shraga. Sipas tij, stërvitja do të jetë 19 muaj dhe se të gjithë kandidatët më pas do të marrin titullin nënoficerë dhe do të kenë vendet e garantuara të punës. QTP punon në partneritet me një kompani izraelite dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Maqedonisë. QTP disponon avionë të tipit Zlin 242L dhe helikopterë Bel206B.n.p/a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





