

Një vajzë 4 vjeçare e përdhunuar 15 ditë më parë në Ghansor të Indisë gjeti vdekjen si pasojë e infarktit pas një agonie të gjatë.
Vogëlushja ishte në koma pas dëmeve të shumta cerebrale të pësuara nga sulmet e përdhunimit.
Vogëlushja vdiq pavarësisht tentativave për ta mbajtur në jetë nga ana e mjekëve.
Si përgjegjës për përdhunimin policia arrestoi dy persona të dyshuar, mes të cilëve një 28 vjeçar, mik i xhaxhait të së miturës.
Kjo ngjarje e re shokoi opinionin publik indian i cili është indinjuar pas përdhunimit të një tjetër vajze vetëm 5 vjeç, e rrëmbyer dhe e përdhunuar më 17 prill në një lagje të shtresës së mesme të kryeqytetit.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





