

Tiranë, NOA.al- Kryetari i Bashkisë së Tiranës deklaron se “nuk ka ndërmend të bëhet pjesë e luftërave politike.”
Ndërsa inspektonte punimet në një rrugë pranë zonës së Don Boskos, në Tiranë Lulëzim Basha u pyet nga gazetarët lidhur me Këshillin Bashkiak dhe kërkesën e opozitës për shkarkimin e kryetarit Njazi Kosovrasti, raporton Noa.al.
“Nuk bëj pjesë tek akuzat që bëjnë pjesë të luftës politike. Bashkia e përkushtuar që punimet ti mbarojë në kohë. Ne bëjmë punën tone, Këshilli Bashkiak ka rregullat e veta”, tha Basha duke i cilësuar politike akuzat e Partisë Socialiste.
Kryebashkiaku deklaroi se, për sa ai është në dijeninë time nuk ka ndërprerje të punimeve të Këshillit Bashkiak.”
Ai siguroi se bashkia është e përkushtuar të vazhdojë punën, këshilli bashkiak merr vendimet e veta.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





