Transmetuar më 30-04-2013, 11:55

Vlorë, Noa.al – Një person tenton të pajiset me dokumente biometrike duke aplikuar më të dhëna të një shtetasi tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Vlorës, dhe siç raporton Noa.al duke cituar policinë e qytetit, bëhet fjalë për shtetasin Bastri Breshanaj, 63 vjeç nga Vlora, i cili ka kryer aplikimin me të dhëna të dikujt tjetër për pasaportë dhe kartë identiteti.

Sipas të njëjtit burim, strukturat Kundër Krimit Ekonomik në Policisë e Vlorës arrestuan këtë shtetas nën akuzën “Fallsifikim dokumentash” dhe “Deklarimi i rremë”.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit