

Është shumë pozitiv reagimi i parë Izraelit mbi iniciativën e Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry i cili arriti të bindte një delegacion të Lidhjes Arabe të mbështeste një përpjekje të mëtejshme për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve dhe në veçanti Tel Avivi mbështet faktin që Lidhja Arabe ka pranuar në parim një shkëmbim minimal terrenesh mes izraelitëve dhe palestinezëve në kontekstin e një marrëveshjeje përfundimtare për paqen.
"Bëhet fjalë për një njoftim tepër pozitiv, në veçanti sepse vjen në një moment kur i gjithë rajoni është përfshirë nga trazira të dukshme", deklaroi për radion ushtarake izraelite Tzipi Livi, ministrja e Drejtësisë .
"Ky hap përbën një mesazh tepër të rëndësishëm si për palestinezët, edhe për izraelitët", theksoi ajo.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





