Transmetuar më 30-04-2013, 09:16

Amerika latine do të përballet me epidemi të kancerit derisa qeveritë e shtetit nga ai kontinent nuk bëjnë diçka për përparimin e sistemit shëndetësor dhe shërimin e të varfërve. Paralajmërimi u bë në konferencën e grupit latinoamerikan për bashkëpunim në onkologji të mbajtur në Sao Paolo.

Ekspertët paralajmërojnë se në Amerikën latine në çdo 22 pacientë të sëmurë nga kanceri ka 13 raste të vdekjes derisa ai raport në SHBA është 13 ndaj 37, ndërsa në Evropë rreth 13 ndaj 30. Është konstatuar se arsyeja kryesore për gjendjen e tillë është ajo që një numër i madh i rasteve të kancerit zbulohen në fazën e përparuar kur sëmundja është vështirë të shërohet.

Parashikimet janë se deri në vitin 2030 në Amerikën Latine do të diagnostifikohen 1,7 milionë raste të kancerit në vit, ndërsa nga sëmundja çdo vit do të vdesin më shumë se një milion njerëz.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit