



Me verën që po troket në derë, trupi që nis e ekspozohet gjithnjë e më shumë, gjithkush nis të mendojë si të duket më bukur. Tatuazhet janë një zgjidhje. Janë interesantë dhe tërheqin vëmendjen. Ka nga ata që kanë vendosur të bëjnë një të tillë për herë të parë, dhe ka të tjerë që i shtojnë një të tatuazh të ri serisë së tatuazheve që kanë në trup.
Por duhet të dini edhe si të kujdeseni për ta në ditët e para pasi e keni bërë, në mënyrë që lëkura të shërohet sa më shpejt.
Si kurohet një tatuazh ditët e para? Menjëherë pas realizimit të tij, duhet të vendosni një shtresë kremi qetësues. E rëndësishme është të mos përmbajë zink. Pastaj fashojeni në mënyrë që të jetë i mbrojtur.
Me të kaluar koha e nevojshme që duhet mbajtur kremi, pastroni lëkurën me ujë të rrjedhshëm, jo të ngrohtë, dhe me një shampo me PH neutrale. Mos kini frikë të kaloni dorën mbi tatuazh. Bëjeni këtë në mënyrë delikate për disa here, derisa të largoni kremin. Thani lëkurën me një letër duarsh, është më e mirë dhe më e sigurt.
Pas kësaj, vendosni sërish një shtresë kremi për të hidratuar tatuazhin dhe nëse e keni të mundur mos e mbuloni me garza.
Tre ditët e para pasi keni bërë tatuazhin është mirë të përdorni kremin mbrojtës tre herë në ditë.
Zakonisht lëkura pas bërjes së një tatuazhi shërohet plotësisht pas 20-30 ditësh. Pas kësaj mund ta lyeni lëkurën me çdo lloj kremi që dëshironi.
Në varësi të vendit ku e keni bërë tatuazhin, është mirë të shmangni dushet e shpeshta dhe të gjata, sidomos me ujë të ngrohtë. Shmangni shfaqjen e tatuazhit në diell apo në pishinë. Klori dëmton ngjyrat.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





