

Sailendra Nath Roy, një indian i cili mbante aktualisht çmimin e rekordeve Guinnes, gjeti vdekjen gjatë ditës së djeshme në shtetin e West Bengal, ku nga dyshimet e para mendohet se është prekur nga një infarkt ndërsa tentonte të përmirësonte rekordin që aktualisht kishte.
Sailendra dyshohet të ketë pësuar goditje në zemër duke kaluar për 183 metra mbi një lumë i varur nga flokët në një kavo metalike.
Roy siç raporton noa.al kishte vendosur rekordin e tij në 1 mars të vitit 2011, kur kishte arritur të përshkonte mbi një lum 82 metra i varur në një litar nga flokët e tij, në Rajasthan.
Ishin dëshmitarë në vendin e ngjarjes të cilët po ndiqnin aventurën e tij, ata që i erdhën në ndihmë, por pavarësisht tërheqjes së trupit, i pasionuari pas rekordeve ekstreme kishte gjetur vdekjen. Gjithsesi tashmë pritet përgjigja e mjekëve për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes, ndërsa dyshimet flasin për një goditje si pasojë e emocioneve të forta.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





