

Ajo ashtu si gjithë gjermanët gjatë luftës, kishte uri. Por përpara i vinin pjata luksoze, me asparagë, patate të ziera, gjalpë i shkrirë, speca, oriz i ëmbël, sallatë me arrë dhe mollë të kuqe. Lakër, bizele, sallatë frutash ekzotikë etj.
Për të ngrënë, jo për të parë. Por nuk kishte gëzim në ngopjen e saj, nuk mund të kishte.
Margot Woelk ishte një nga 15 provueset e kuzhinës që hante Hitleri, ku rojet gjermane ushqimin ua jepnin atyre ta provonin para se ta hante lideri.
Ishte 24 vjeç, kishte burrin në front dhe shtëpinë bombarduar në Berlin. Ajo u strehua në Gross-Partsch, sot Parcz në Polonia, ku nuk kishte bomba dhe as fusha të minuara, por mina mund ti vinte nga një pjatë, pasi ishte shijuesja dhe provuesja zyrtare e pjatave të diktatorit, e cila ishte marrë nga zyrtarët e tij si testuese, edhe pse pa dëshirën e saj.
Për të kaluarën e saj nuk ka folur me askënd, as me Karl të shoqin që në vitin 1946 u kthye në shtëpi e jetoi me të në Berlin për thuajse 40 vjet, deri sa gjatë një interviste për 95 vjetorin e saj ajo tregoi gjithçka për një gazetare lokale.
Siç raporton noa.al ajo tregon se e zgjonin çdo ditë në orën 8.00 kur një roje e zgjonte për tu ngritur dhe të provonte kripën, sallatën dhe gjellërat e tjera, nga frika se mos helmohej Hitleri, çka kishte bërë që të punësoheshin 15 vajza për këtë punë.
Gjithsesi tentativë për ta vrarë kishte nga ana e disa zyrtarëve gjermanë, me anë të një bombe të fshehur në valixhen e një zyrtari, me anë të së cilës u vranë tre vetë por jo Hitleri, në 20 korrik 1944.
“Ne ishim jashtë kur dëgjuam zhurmën, dikush tha Hitleri vdiq, por nuk ishte e vërtetë. nga ai moment masat u rritën më shumë, ku ne mbaheshim në një bunker si kafshët në kafaz. Kjo situatë vazhdoi deri në vjeshtë kur Hitleri u kthye në Berlin dhe unë te vjehrra ime”, tregon Margot, e cila shton se nuk kishte rrugë shpëtimi nëse nuk bindej.
Ajo tregon se si u shpëtua pak kilometra larg Rastenburg, nga një ushtar gjerman kur ushtria e kuqe po afrohej, duke e lënë të largohej me një tren drejt Berlinit, ndërsa 14 provueset e tjera u vranë që të gjitha nga sovjetikë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





