

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
E Martë, 30 Prill 2013
Ju e keni ndërtuar siç duhet imazhin tuaj në mjedisin ku punoni, duke e marrë konfirmimin e kësaj çdo ditë. Vërini në dukje idetë tuaja përmes imagjinatës, dhe në qoftë se ju keni një moment pasigurie, besoni në këshillën e një miku apo të një kolegu me përvojë. Mendja juaj është një vullkan idesh, ndërsa kreativiteti ju jep një mënyrë për ta ndezur si çakmak punën tuaj dhe për t’i dhënë gjallëri asaj. Pengesa e vetme që ju paraqitet sot, është vetëm impulsiviteti juaj dhe mungesa e gatishmërisë për të njohur mundësitë të mira. Shihini drejt ato.
Hëna gjatë ditës së sotme është në harmoni të përsosur me tri planetët në shenjën tuaj. Së bashku, ata do t’ju shtyjnë juve drejt zgjerimit të horizonteve të ekzistencës suaj, si edhe ballafaqimit të qëllimeve të reja. Ky duket të jetë kombinimi i duhur për të marrë ato shpërblime që ju prisni prej disa kohësh. Harmonie e lumtur në sferën e dashurisë, sidomos me tri shenjat që kanë elementin Tokë (Demi, Virgjëresha, Bricjapi). Nëse keni nevojë për të bërë paqe, me një Akrepit, kjo është një ditë e mirë.
Metamorfoza dhe ndryshime në progres. Nëse do të jetë e domosdoshme, sot është rasti që dyert e lëna hapur për forcë zakoni, t’i mbyllni dhe të mbani hapur zemrën tuaj për të thithur lajmet që ju pëlqejnë aq shumë. Yjet nxjerrin sot në pah ndryshimet mbi çdo ngjarje të mundshme e madje i inkurajojnë edhe Binjakët më ngurrues për të jetuar me qetësi një proces transformimi, i lehtësuar sot ky nga Hëna.
Një jetë më intensive dhe më shumë dalje me miqtë tuaj, mund të krijojë situata interesante për të krijuar edhe një njohje të re. Ka ende dallime të vogla për të zgjidhur atë që ju duhet për të gjitha kohërat, por gjërat mesa duket, po lëvizin drejt një zgjidhjeje paqësore. Ndjeshmëria nuk është në konfliktet me forcë. Kjo është një periudhë plot me ngjarje të mira, shfrytëzojeni.
Ndikimet astrale të mira të cilat vërtiten sot në shenjën tuaj, ju sjellin qartësi në fushën e punës suaj, por edhe atë të jetës së përditshme, duke ju dhënë në të njëjtën kohë edhe qartësi apo këmbëngulje për të trajtuar ndonjë pengesë në sferën praktike. E domosdoshme është që ju të jeni në gjendje për të përfunduar punën apo projektin që keni në pritje, përpara se Mërkuri të bëhet armiqësor ndaj shenjës suaj. Nëse ju keni ndonjë provim apo intervistë për të dhënë, keni mbështetjen e yjeve për ta dhënë më mirë tani, sesa më vonë.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e madhe dhe çdo gjë që do të rrjedhë gjatë saj, do të shoqërohet me përfitime. Falë një impulsi të fortë krijues që keni, garant i kënaqësisë në të gjitha fushat. Në qoftë se ju qëndroni në punë, kijeni mendjen tek ajo, sidomos nëse ajo vepron si një ekip. Të gjitha do të realizohen në sajë të yjeve të mira që paraqiten në shenjën tuaj sot, të cilët përveç përmirësimit të sensualitetit tuaj, do të zgjojnë tek ju edhe frymën e të kapurit të asaj që doni. Ata që janë duke pritur për një dashuri, por edhe ata që e duan aventurën, do të kenë fat sot. Shtysa, në dashuri edhe mes çifteve jo aq të rinj.
Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, parashikon që sot dikush mund të shohë mundësitë e të bërit biznes. Megjithatë, duhet që ai të paralelizohet me kohën dhe të mos e humbasë aspak interesimin. Angazhohuni pra në një aktivitet krijues, i cili ju jep mundësinë për të rritur të ardhurat tuaja. Kthime të mundshme parash nga investimet e bëra në të kaluarën. Prandaj, hidhuni një sy llogarive tuaja bankare. Hëna gjithashtu sugjeron të kujdeseni më shumë për shtëpinë dhe familjen. Nëse ju e vlerësoni familjen tuaj, duhet gjithashtu të provoni të jeni më shumë ngulmues. Ndërsa nëse ju jeni duke luftuar për një lëvizje, dijeni se ajo nuk do të ndodhë pa probleme.
Yjet, të shoqëruar nga një Hënë e bukur, do t’ju japin sot shumë besim në veten tuaj, si edhe forcë apo vendosmëri për zgjidhjen e situatave të lodhshme dhe konfuze. Por edhe për të sqaruar keqkuptime të vjetra, të cilat kanë mbetur të pazgjidhura. Urtësia e sotme, që do të tregoni në zgjidhjen e situatave, do t’ju ndihmojë dhe do t’ju bëjë më të sigurt. Janë në sfond miq të rinj, ndërsa duhet që të keni kujdes me një person Dem, ters ndaj jush.
Për të lindurit e kësaj shenje, dita e sotme ju fal një nxitje pozitive nga fushën e parave dhe atë të jetës praktike. Ju keni mundësinë dhe aftësinë për t’u marrë me punë që kanë fitime, por që nuk zgjidhen lehtë, për aq kohë sa ju duhet që të menaxhoni brenda saj një marrëdhënie që vërtitet mes arsyes dhe ndjenjës. Për Shigjetarët sot, do të zgjidhet një çështje, e cila ndikon në punën e të tjerëve.
Dita e fundit e prillit do të konsiderohet me një profil të veçantë astrologjik. Yjet, të kryesuar nga Hëna në shenjën tuaj, ju jep perceptime të shkëlqyera, bukuri dhe siguri personale, kreativitet dhe burime të shumta. Do të jeni i habitur nga arritja në kulmin e ndjenjave, të cilat do t’ju shfaqen sidomos nga një tërësi e fuqisë tuaj krijuese dhe forca e impulseve erotike.
Për Ujorin e vërtetë, është e vështirë që ai të ketë frikë nga diçka. Mos kini frikë as nga e ardhmja pra, sepse ju e dini çfarë ajo përfaqëson. Dhe për ju, lajmet janë të gjitha të mirëpritura. Kjo gjë luan në favorin tuaj, madje edhe në një periudhë pak të vështirë. Për të marrë atë që ju dëshironi, duhet të fokusoheni në një objektiv dhe në një kohë të caktuar, duke vepruar me qetësi. Të nxitoni, nuk është e lejuar.
Çdo i lindur në shenjën e Peshqve, është i fshehur nën një frymë provokuese, në gjendje për të pushtuar dhe patur gjithçka ai do. Do të keni ndjeshmërinë, origjinalitetin dhe imagjinatën për ta marrë çdo situatë me shkathtësi dhe një humor të lehtë. Çdo sektor paraqet sot avantazhet e tij, por ai që i përket jetës sentimentale, paraqitet të jetë më i stimuluar. Ngjarje për t’i përjetuar me gjithë thellësinë e tyre.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology HOROSKOPI 2013
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





