Transmetuar më 29-04-2013, 16:07

Tiranë, 29 prill 2013, NOA.al- Ministrja e Integrimit Majlinda Bregu akuzoi kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama se ka pasur vetëm një synim gjatë 200 seancave parlamentare, duke thënë se synimi i tij ishte bllokimi i tre ligjeve për marrjen e statusit të vendit kandidat.

Në një dalje të posaçme për mediat, Bregu tha se Rama ka refuzuar dhe i ka thënë me këmbëngulje jo votimit të 3 ligjeve, duke bërë që sot shqiptarët të kenë më shumë arsye për të mos e votuar për shkak të manovrave të tij politike.

“Bashkë me statusin e vendit kandidat Rama u ka mohuar shqiptarëve dhjetëra milionë euro fonde, si dhe mijëra vende pune apo bursa në universitetet më të mira europiane. Bllokimi është politika e vetme e tij, i vetmi qëllim elektoral që ka. Bllokoi e zvarriti sepse kështu mendon se fiton. Ai nuk do t’ia dijë sa vende pune humbasin qytetarët shqiptarë, sepse i vetmi shqetësim që ai ka është posti i tij”, deklaroi Bregu raporton noa.al.

Në vijim ministrja tha se shqiptarët duan të ecin përpara, në rrugën e duhur të nisur tashmë, duke përmbushur me këmbëngulje detyrimet që janë vënë përpara.

Bregu e mbylli fjalën e saj duke thënë se blloku që Edi Rama u ngriti shqiptarëve do ti bjerë atij vetë më 23 qershor.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit