

Tiranë, 29 prill 2013, NOA.al- (Update) Ajo që u raportua si vrasje me mjete prerëse gjatë mesditës së sotme, në lagjen “Besa” në Tiranë, ka qenë një vdekje aksidentale.
Policia e kryeqytetit ka hedhur poshtë çdo informacion për vrasje, pasi plagët në trupin e 24 vjeçarit Ervin Merdini kanë qenë të shkaktuara nga një hekur që i ishte ngulur në trup dhe jo nga një thikë.
Siç raporton noa.al 24 vjeçari Merdini është gjetur duke dhënë shpirt nga e shoqja në pragun e banesës së tyre, çka bëri që kjo e fundit të denoncojë në polici se i shoqi i saj ishte vrarë.
Por nga hetimet e policisë rezultoi se viktima kishte qenë duke bërë manovra me biçikletë dhe teksa afrohej për në banesën e tij ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë përtokë, ndërsa në trupin e tij i është ngulur një hekur që ka qenë aty pranë, çka për shkak të hemorragjisë dhe gjakderdhjes ka ndërruar jetë në Spitalin Ushtarak.
Nga blutë e kryeqytetit janë hedhur poshtë dyshimet për vrasje, siç u raportua në fillim, duke u konfirmuar se gjithçka ka qenë aksidentale.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





