Transmetuar më 29-04-2013, 15:25

Kapërcimi i mëngjesit, i drekës apo i darkës, nuk është rruga e duhur për të humbur peshë. Ky fakt konfirmohet nga një studim i publikuar në l’Osservatorio Nestlè-Fondazione Adi, ku thuhet se përveç mëngjesit drekës dhe darkës, duhen edhe dy vakte të tjera mes mëngjesit dhe drekës si dhe mes drekës dhe darkës për të mbajtur trupin sa më në formë.

Rekomandohet që mëngjesi dhe dreka të hahen të plotë, por ndërmjet tyre duhet ngrënë diçka për të mbajtur organizmin në punë, pasi në të kundërt rrezikohet mbipesha, ku vakti i ndërmjetëm duhet bërë mes orës 10 dhe 12.

Ndërsa pas vaktit të drekës një tjetër vakt i ndërmjetëm i cili mund të jetë frut, duhet bërë gjatë harkut kohor 5-7.

Studimi në fjalë siç raporton noa.al tregoi se pesë vakte në ditë janë të rëndësishëm, pasi hahet me rregull dhe nuk teprohet me ushqim, pasi organizmi asnjëherë nuk arrin të ketë uri “ujku”, duke bërë që ushqimi të qarkullojë më shpejtë dhe të mos akumulohen shtresa dhjami.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit