

Presidenti i Botsvanës, Ian Khama është plagosur në fytyrë nga një leopard. Ky lajm u bë i ditur nga mediat lokale duke cituar një zëdhënës të Ministrisë së Mbrojtjes.
Kreu i Shtetit u sulmua nga kafsha gjatë javës së lënë pas, ndërsa ishte për vizitë në brendësi të një kazerme, ku dhe mori pjesë gjatë ushqyerjes së kafshëve.
Por në vend të të qenit spektator, Presidenti ra pre e leopardit, pasi ky i fundit iu hodh në fytyrë.
Si pasojë e këtij sulmi Khama pësoi disa dëmtime në fytyrë, duke bërë që të transportohet me urgjencë në spital.
Mësohet se plagët e tij janë sipërfaqësore dhe pas marrjes së mjekimit përkatës u dërgua në shtëpi.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





