

Tiranë, 29 prill 2013, NOA.al- Gjatë punimeve të seancës së sotme parlamentare vetëm me 71 vota të mazhorancës dhe në mungesë të deputetëve socialistë u miratua komisioni hetimor, i cili do të hetojë incidentin e ndodhur në Vjenë mes kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama dhe diplomatit Egin Ceka.
Ky komision siç raporton noa.al do të drejtohet nga deputeti Fatbardh Kadilli dhe do të ketë në përbërje përfaqësues të tjerë nga radhët e së djathtës në një kohë që nga ana e PS, nuk ka pasur propozime për emra.
Kryeparlamentarja Jozefina Topalli gjatë fjalës së mbajtur para votimit deklaroi se ky komision ngrihet me afat një mujor, me synim zbardhjen e incidentit të ndodhur në Vjenë.
Kujtojmë këtu se gjatë incidentit të ndodhur në Akademinë Diplomatike të Vjenës, nga ana e Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe mazhorancës u tha se zoti Rama i kishte tërhequr veshin Egin Cekës, pas një debati për problemet në diplomacinë shqiptare.a.y/noa.al
MPJ: Edi Rama dhunon diplomatin Egin Ceka në Vjenë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





