





Në fund të muajit maj ai do të fryjë në tortën ë ditëlindjes mbi 83 qirinj, por nuk ka asnjë synim të dalë në pension. "Duhet të jetë bukur që në moshën 105 vjeç të vazhdosh të bësh filma" ka thënë Clint Eastwood, që fundjavën që shkoi ishte i ftuar në Festivalin e Filmit Tribeca, në New York. Aty ai mundi të përgëzojë regjisorin Manoel de Oliveira, që në moshën 104 vjeçare është ende shumë aktiv.
Eastwood, filmi më i fundit i të cilit është "J. Edgar", 2011, për kreun e FBI, Hoover, ndërsa si aktor ka xhiruar edhe në vitin 2012 në filmin "Sërish në lojë " ka thënë se “ka disa projekte në sirtar”. Dhe ai e bën gjithnjë atë që thotë.
"Kur i propozova studios realizimin e filmit Million Dollar Baby, me patën thënë se historia e një gruaje luftarake nuk do të tërhiqte publikun. Unë besoj se asnjë nuk e di se çfarë historie pëlqen publiku. Atë e mëson vetëm kur t’ia kesh treguar”, ka rrëfyer aktori dhe regjisori legjendar.
o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





