Transmetuar më 29-04-2013, 09:55

Dy anije tregtare janë përplasur në jug-perëndim të Peloponezit, në Greqi. Dy marinarë sirianë kane vdekur, ndërsa 8 të tjerë rezultojnë të zhdukur. Me një ekuipazh prej 17 marinarësh, të gjithë sirianë anija e mallrave Piri Reis është fundosur pas përplasjes më anijen tjetër Consouth, citon noa.al, agjencinë italiane të lajmeve Tgcom.

Ngjarja ndodhi në mëngjes pak para orës 06.00, kur u anija e mallrave “Piri Reis” që transportonte pleh dhe po shkonte në Ukrainë, u fundos për shkak të ngarkesës.

Në zonë ndodhen katër anije vela, një aeroskaf C-130 dhe 4 helikopterë. Mësohet se moti ka qenë i mirë dhe ende nuk dihet çfarë e shkaktoi përplasjen fatale.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit