Transmetuar më 29-04-2013, 15:45
Vlorë, Noa.al – Një skaf me rreth 390 kg lëndë narkotike “Cannabis sativa” u bllokua dje nga Policia e qytetit të Vlorës. Burime zyrtare të këtij komisariati i thanë noa.al se, rreth 1 milje nga bregu i detit në fshatin Dhërmi është konstatuar një mjet lundrues, i cili lëvizte me drejtim Jug- Veri dhe dyshohej se transportonte lëndë narkotike. Menjëherë janë organizuar të gjitha shërbimet të alternuara nga deti dhe nga toka duke e bllokuar mjetin tip skaf. Nga ndjekja që iu bë këtij mjeti nga Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin është bërë e mundur që në fshatin Dhërmi dhe pikërisht në vendin e quajtur “Plazhi i Perivolit” të gjendet një automjet tip Fiat Doblo me targa DB670 ER, si dhe pak më larg tij i fshehur shtetasi grek,  Aleksandro Vasili, 20 vjeç. Në vijimësi të ndjekjes është bërë e mundur edhe kapja e mjetit lundrues tip Skaf me gjatësi 5 m, me dy motorë, i cili u braktis nga personat që e drejtonin, brenda të cilit janë gjetur rreth 390 kg lëndë narkotike “Cannabis sativa”. Policia tha se, janë identifikuar e shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.o.k/noa.al

Vlorë, Noa.al – Një skaf me rreth 390 kg lëndë narkotike “Cannabis sativa” u bllokua dje nga Policia e qytetit të Vlorës.

Burime zyrtare të këtij komisariati i thanë noa.al se, rreth 1 milje nga bregu i detit në fshatin Dhërmi është konstatuar një mjet lundrues, i cili lëvizte me drejtim Jug- Veri dhe dyshohej se transportonte lëndë narkotike. Menjëherë janë organizuar të gjitha shërbimet të alternuara nga deti dhe nga toka duke e bllokuar mjetin tip skaf.

Nga ndjekja që iu bë këtij mjeti nga Shërbimet e Drejtorisë Rajonale për Kufirin dhe Migracionin është bërë e mundur që në fshatin Dhërmi dhe pikërisht në vendin e quajtur “Plazhi i Perivolit” të gjendet një automjet tip Fiat Doblo me targa DB670 ER, si dhe pak më larg tij i fshehur shtetasi grek,  Aleksandro Vasili, 20 vjeç.

Në vijimësi të ndjekjes është bërë e mundur edhe kapja e mjetit lundrues tip Skaf me gjatësi 5 m, me dy motorë, i cili u braktis nga personat që e drejtonin, brenda të cilit janë gjetur rreth 390 kg lëndë narkotike “Cannabis sativa”.

Policia tha se, janë identifikuar e shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur për shkak të hetimeve.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit