
Të dhënat po ngarkohen...

Policia e Delvinës ka arrestuar një 75-vjeçar i cili është akuzuar se ka ngacmuar seksualisht një vajzë të mitur.
Pas denoncimit të prindërve të vajzës, forcat e rendit kanë vepruar menjëherë duke arrestuar të moshuarin.
Sipas të dhënave të para për noa.al, mësohet se Eqerem Muho, kishte marrë në banesën e tij të miturën ku edhe e ka ngacmuar seksualisht.
Ende nuk bëhen të ditura detaje të mëtejshme për ngjarjen që ka ndodhur në Delvinë, por policia po vazhdon hetimet për të zbardhur ngjarjen dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ajo.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
