

Të gjithë e kemi bërë, kemi vendosur foto e partnerit ose një foto në çift në rrjetet sociale. Dhe tani na vjen përfundimi se kush vendos të tilla foto në Facebook apo Twitter ka një lidhje dashurie më romantike. Ky është rezultati që ka arritur Christopher Carpenter i departamentit të komunikimit në Western Illinois University.
Studimi ka analizuar 276 persona të cilët i janë përgjigjur pyetjeve të psikologëve mbi jetën personale dhe përdorimin e rrjeteve sociale.
“Kush puublikon shumë foto në çift zakonisht ka një marrëdhënie më të thellë dhe më romantike sepse këta çifte kanë tendencë të ndihen më të lidhur me partnerin”, shpjegon studiuesi.
“Vullneti për t’u rritur është motivimi thelbësor për këtë model. Bëhet fjalë për nevojë për të përhapur të dhëna për veten që vjen nga ndërlidhja me partnerit në marrëdhëniet sentimentale. Rrjetet sociale janë një mënyrë e mirë për ta bërë këtë. Facebook ofron një panoramë unike mbi shumë aspekte të marrëdhënies në çift. Edhe kur lidhja ka kohë që ka përfunduar gjurmët e saj mbeten në profilet tona”, ka përfunduar ai.a.h/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





