Transmetuar më 28-04-2013, 18:27

Në një deklaratë për mediat të dielën pasdite, deputeti i Partisë Demokratike, Gert Bogdani, tha se, Edi Rama dje në Vlorë përgënjeshtroi Edi Ramën e Tiranës të një dite më parë lidhur me aktin e tij të ulët dhe çnjerëzor të pashembullt në historinë e shtetit shqiptar: shkuljen e veshit dhe flokëve, goditjen e diplomatit të ri shqiptar në sallën e Akademisë Politike në Vjenë, duke diskredituar veten para opinionit publik shqiptar dhe diplomacisë botërore që ndodhet në kryeqytetin Austriak, duke dëmtuar imazhin e Shqipërisë në botë.

"Rama në Tiranë pas kthimit nga Vjena mohoi se ka përdorur dhunën fizike ndaj diplomatit shqiptar, përkundrazi ngjarjen e paraqiti si një trillim që nuk ka ndodhur", tha Bogdani, duke shtuar se "dje në Vlorë Rama konfirmoi, vetë personalisht, të zezë mbi të bardhe, atë që kishte mohuar një ditë më parë, ndonëse të gjithë shqiptarët besonin, se ishte më e pakta që ai kishte bërë në Vjenë në sallën e konferencave të Akademisë Politike ndaj diplomatit Egin Ceka".

"Rama nuk kërkon falje dhe i thotë hapur shqiptareve se do ta vazhdojë rrugën e dhunës, pasi ai më shumë se kushdo tjetër, e ka të qartë se sa më shumë afrohet data e zgjedhjeve atë aq më pak e mbajnë nervat", theksoi ai, duke shtuar me tej se "atë nuk e mbajnë nervat sepse ai më parë se të gjithë e di se do të humbasë më 23 qershor".o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit