Transmetuar më 28-04-2013, 17:06

Autoritetet irakiane kanë pezulluar licencat e transmetuesit pan-arab Al Xhazira dhe 9 kanaleve të tjerë satelitorë, për gjoja promovimin e dhunës dhe të sektarizmit.

Muxhahid Abu al-Hail, nga Komisioni për Komunikime dhe Media, ka thënë se masa nënkupton “ndalimin e punës dhe të aktiviteteve të tyre në Irak”. Al-Xhazira thotë se nuk ka qenë informuar zyrtarisht për ndalesën.

Ky hap vjen pas vrasjes së më shumë se 180 personave në dhunën midis forcave të sigurisë dhe protestuesve sunitë, që shpërtheu të martën në veri të Irakut.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit