




Futbollisti i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo, i quajti trillim dhe mashtrim deklaratat se ai ka kaluar një natë me modelen braziliane, Andressa Urach, në një hotel të Dortmundit, të hënën përpara gjysmëfinales Borusia-Real 4-1.
Vetë bukuroshja braziliane e njohur ndryshe si “Zonja Bum Bum” përhapi zërat, duke dëshmuar se kishte fjetur me portugezin.
Por ylli i futbollit në një koment në Twitter mohoi akuzat se ka tradhëtuar të dashurën supermodele, Irina Shayk, pak përpara ndeshjeve gjysmëfinale të Champions League.
Ronaldo mohoi gjithçka: “Më informuan se “The Sun”, besnike ndaj linjës së saj editoriale, publikoi një artikull ku një e ashtuquajtur Andressa kërkon të fitojë famë në kurrizin tim. Pyes veten përse kjo ndodhi në prag të një ndeshje kaq të rëndësishme për ekipin tim. Dua të saktësoj se gjithçka në lidhje me këtë spekulim është një shpifje e ulët, e se ndihem tejet i irrituar nga kjo përpjekje për të dëmtuar jetën time personale”.
27-vjeçarja Andressa Urach tha për të përditshmen “The Sun”: “Gjithmonë kam menduar se Cristiano është një prej meshkujve më tërheqës të futbollit, prandaj nuk munda ta besoj kur kërkoi intimitet me mua. Më tha se kishte parë me shumë emocion fotot e mia dhe se donte të dinte nëse isha me të vërtetë unë”.
Sipas modeles, më pas ata kishin fjetur bashkë gjatë asaj nate në hotelin ku portugezi qëndronte i grumbulluar me klubin.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





