



Pierce Brosnan është bërë i njohur me interpretimin e agjentit 007, por James Bondi më vdekjeprurës në historinë e kinemasë, 135 të vrarë në 4 filma është kundër dhunës në televizion. Sipas aktorit të famshëm, dhuna e tepërt në filma dhe në lojërat kompjuterike po e shkatërron shoqërinë.
Brosnan zbuloi për gazetën britanike “The Sun” se, nuk lejon dy djemtë e tij adoleshentë të luajnë në kompjuter lojëra me armë dhe vrasje.
“Më vjen keq ta them, por filmat ndikojnë në shoqërinë tonë. Gjithashtu ndikojnë për keq edhe lojërat që kanë qëllim vetëm vrasjen dhe që luhen kryesisht nga fëmijë. Edhe nëse ne nuk i lejojmë lojëra të tilla në shtëpi, fëmijët i luajnë tek shtëpitë e shokëve”, deklaroi Brosnan, i cili shtoi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet një kontroll më i madh për armët.o.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





