
Të dhënat po ngarkohen...





Romë, 28 prill 2013, NOA – Në momentin që qeveria e re në Itali bënte betimin, dy policë kanë mbetur të plagosur në sheshin përballë Pallatit Kixhi, seli e Këshillit të Ministrave. Të plagosur kanë mbetur dy karabinierë. Njëri ka marrë një plumb në qafë, ndërsa tjetri është plagosur në këmbë. Polici i plagosur në qaf është në rrezik për jetën.
Autori i ngjarjes është Luigi Preiti, nga Kalabria, i cili ka mbetur i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Sipas policisë autori ka probleme mendore.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd
