

Durrës, 28 prill 2013, NOA (Update)-Kryeministri Sali Berisha akuzoi kreun e mazhorancës së dëmtoi vendin për çështjen e integrimit dhe u tall me shqiptarët në Vjenë, duke goditur një diplomat.
“Ai nuk e ka sensin e turpit që ka bërë në një sallë të një vendi të huaj. Ky njeri tallet me shqiptarët, por në 23 qershor do të marrë përgjigjen që meriton”, tha Berisha gjatë një takimi të zhvilluar në Durrës me menaxhere dhe punonjëse, ku diskutua për barazinë gjinore.
Lidhur me integrimin, Berisha tha se mazhoranca realizoi të gjitha reformat, por procesi u bllokua nga kreu i PS-së, Edi Rama. “Ne bëmë çdo reformë dhe tetorin e kaluar komisioni rekomandoi Shqipërinë për statusin. Bëri edhe pazarin me partinë që ishte në Qeveri, por sërish i bllokoi. Kjo u faktua edhe në takimin e Luksenburgut”, tha Berisha.
Kryeministri shtoi se kreu i PS-së, Edi Rama është kapur nga ethet e disfatës. “Le t’i tërheq komisionerët, ne do ti bëjmë zgjedhjet”, tha Berisha.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





