Transmetuar më 28-04-2013, 09:39

Tiranë, 28 prill 2013, NOA- Ish-kryeministri dhe deputeti i PS-së, Pandeli Majko ka reaguar sot ndaj deklaratave të ministrit të Transporteve, Sokol Olldashi. Në një postim në rrjetin social Facebook, Olldashi e cilësoi deklaratën e bërë dje nga kreut i PS-së në Vlorë, për ndërtimin e Korridorit të Kaltër, të ngjashme me deklaratën e Majkos për ndërtimin e tunelit nënujor Vlorë-Otranto, duke u shprehur se “Rama qenka më karavidhe se Majko”.

Po në rrjetin social Facebook, Majko shkruan se ndërtimi i projektit të gazsjellësit TAP, që do të lidh Shqipëri me Italinë, është fillimi i “tunelit”.

“Ironia e Olldashit më ngjall humor. Të “lajthitur” dikur më quajtën edhe kur deklarova idenë e tunelit të rrugës Durrës – Kukës. Sot, projekti “TAP” i gazit që do të lidhi Shqipërinë me Italinë fqinje dhe mike është vetëm fillimi i “tunelit” nënujor që do të lidh dy vendet tona”, shprehet Majko.

Më tej, Majko shprehet se “është kompliment të akuzohesh pse ke ide dhe ëndrra për të ardhmen e vendit tënd. Mua më pëlqen mishi i qengjit! Edhe kur mendon se është bërë dash!”.

Ministri Sokol Olldashi kritikoi dje qëndrimet e Ramës për zhvillimet në infrastrukturë, të mbajtura gjatë prezantimit të programit të PS në Vlorë. “Por, çudinë e madhe Rama… Premtoi se do të ndërtoje një autostradë të kaltër, në det, nga Mali i Zi në Greqi. Ky ia kaloi edhe Pandi Majkos për guxim, nëse është guxim dhe jo gjë tjetër… Pandi tha dikur se do ndërtonte një tunel detar për të lidhur Vlorën me Otranton, ky do ndërtojë një autostradë detare gjashtë herë më të gjate se tuneli i Majkos. E kuptoni që ky është më karavidhe se Pandi i shkretë!!!”, u shpreh Majko.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit