Transmetuar më 27-04-2013, 22:29

Banorët për një kohë të gjatë përgatiten për spektaklin dhe pas një kohe të gjatë përgatitjesh, ata ulen në dhomën e ndenjes përballë monitorit si çdo herë tjetër. E veçanta e këtij spektakli është se banorët që pas fillimit të provës janë ulur të ndarë sipas grupeve.

Pas spektaklit të së shtunës në shtëpi situata mes banorëve u bë shumë e ashpër aq sa ata arritën që të ndanin buxhetin dhe ushqimet. Ndërkohë që situata filloi të ndryshonte gradualisht me futjen e provës së javës. Big Brother ka futur gjatë javës një provë javore ku i ka ndarë banorët në dy skuadra duke përzier banorë të grupeve të ndryshme që kishin debatuar ashpër dhe që marrëdhënia e tyre ishte përkeqësuar. Mirëpo gjatë provës gjithçka filloi të ndryshonte sepse tashmë Joana ka filluar të komunikojë normalisht me Elonën dhe po ashtu Anaidi dhe Iliri kanë komunikuar lirshëm dhe kanë luajtur me njëri-tjetrin.

Arbana pasi përshëndetet me publikun dhe teleshikuesit i kërkon Opinionistit që të japë një koment pikërisht për situatën e krijuar në shtëpi. Arian Konomi thotë se kjo lojë ishte një gjetje shumë interesonte sepse ka bërë që banorët të bashkëveprojnë në grup edhe pse kanë pasur marrëdhënie jo të mira mes tyre. Pas komenteve me të Arbana përshëndet banorët dhe pyet ata se si u ka shkuar java, sidomos pas provës. duket se ata janë të kënaqur që tashmë kanë filluar të komunikojnë përsëri lirshëm, pa debatuar dhe këtë e shprehin Elena, Rikja dhe banorë të tjerë.

Arbana u komunikon banorëve se cilët janë të nominuarit e javës. Ata janë Elena, Eldora, Edberi, Vigani dhe Anaidi. Ajo i pyet të nominuarit se si e pritën ata nominimin dhe Elena me Eldorën thonë se e prisnin që të ishin në nominim këtë javë. Më pas banorët shprehin mendimin e tyre se cili prej të nominuarve që mund të dalë sonte. Pas kësaj bëhet mbyllja me shtëpinë dhe për publikun shfaqet një klip që ka të bëjë me sekretet e banorëve.

Këtë javë në shtëpi është futur një tjetër indikacion që ka të bëjë me sekretin e Anaidit “Kujdesem prej 10 vjetësh për një person me nevoja specifike”. Shtëpia është kthyer në një kinema, ku banorët kanë parë filmin “Aromë Gruaje” dhe të gjithë janë prekur gjatë kohës që ndiqnin filmin dhe kanë vëzhguar njëri-tjetrin për të parë reagimet e tyre gjatë indikacionit që do të çonte në zbulimin e sekretit. Për këtë sekret janë futur indikacione edhe më parë, por deri tani asnjë nga banorët nuk ka arritur të zbulojë se kujt i përket ky sekret.

Këtë javë ata kanë hamendësuar përsëri për këtë sekret ku Iliri ka menduar se mund të jetë sekreti i Eldorës dhe mund të ketë të bëjë me një familjar me aftësi të kufizuara. Nga ana tjetër edhe Shpendi ka shprehur dyshime rreth këtij indikacioni duke thënë se mendon se dikush në shtëpi, kujdeset, ose punon për shoqata që kujdesen për persona me aftësi të kufizuara. Pavarësisht dyshimeve askush prej banorëve nuk ka guxuar që të shkojë në dhomën e sekreteve për të shtypur butonin për gjetjen e këtij sekreti.

Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit