Transmetuar më 27-04-2013, 22:04

Frika patologjike ndaj ujit, ose siç njihet ndryshe hidrofobia, shpesh i ka rrënjët që në fëmijëri. Ajo shfaqet pas një traume, dhe kalohet më lehtë kur jeni të rinj, atëherë kur sistemi nervor është i modifikueshëm më lehtë.

Frika është një ndjesi e nevojshme sepse na mundëson të qëndrojmë larg rreziqeve. Por kur jemi përballë situatave aspak të rrezikshme dhe sërish kemi frikë, atëherë ajo transfromohet në ankth duke shpërthyer fobinë.

Hidrofobia

Personi që vuan prej hidrofobisë e di që situata në të cilën gjendet nuk është e rrezikshme, (noti në pishinë ose në det), e megjithatë mjafton vetëm të mendojë për rrezikun dhe menjëherë do të ketë frikë, sikur ta kishte jetën në rrezik.

Terapia

Për të kaluar problemin fillmisht duhet të dini që me forcë nuk bëhet gjë. Është e ndaluar të hidhni personin që vuan prej kësaj frike në ujë, duke pritur që në një mënyrë apo në një tjetër ai do të notojë. Pikërisht prej ankthit ai  mund të mbytet.

Zakonisht përdoret terapia e kuptimit, ose thënë ndryshe afrimi gradual i personit me ujin. Gjithçka duhet bërë me një instruktor të specializuar, ose një mik i besuar, mjafton që ti mësojë në mënyrë korrekte mënyrën se si notohet.

Marifete të vogla

Mos e fusni menjëherë kokën në ujë, hiqini këmbët nga fundi vetëm nëse po mbaheni në anët e pishinës ose në rastin e terapisë në det, futini deri sa uji të arrijë në shpatulla, çka e ul ndjeshëm frikën nga uji i thellë.

Fëmijët

Në rastin e më të vegjëlve është më e thjeshtë të kaloni hidrofobinë. Kur fëmija është tre ose katër vjeç mjafton prania e një të rrituri në mënyrë që ai të fitojë besim dhe të rifitojë marrëdhënien me ujin.a.h/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit