Transmetuar më 27-04-2013, 23:46

E kuqja, ngjyra e dashurisë dhe e fatit në traditën kineze.

Eshtë pikërisht ky interpretim i saj, që po e bën të kuqen, ngjyrën më të preferuar së fundmi për veshjet nusërore. Ndryshe nga tradita evropiane, e cila ka të bardhën si simbol i fustanit të nuses.

Kështu, të dhënat më të fundit të publikuara në Itali, rezulton se të paktën 20% e dasmave të kryera së fundmi, kanë preferuar të kuqen, si ngjyrën e këtij fustani dhe aspak të bardhën.

Por ndërkaq, thuhet se edhe ngjyra rozë, është mjaft e preferuar, si një kombinim i të bardhës së së kuqes, pra një mënyrë, për të qenë konform dy tradita të njohura në botë mbi martesat.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit