

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
E Hënë, 29 Prill 2013
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e mbarë, e një fillimi të mirë të javës, në të cilën, marrëdhëniet ndërpersonale janë të favorizuara, veçanërisht ato me Dashë të tjerë. Në të tilla marrëdhënie, janë të favorizuara, sidomos marrëdhëniet e miqësisë, si edhe përshtatshmëria me rrethanat profesionale. Ndikimet e mira, do të shkrijnë për akullin e ndërtuar në të kaluarën. Hëna në mbrëmje, ju bën pak nervozë. Prandaj mos u përfshini në situata të çrregullta dhe disi stresuese. Zgjidhni më mirë qetësinë.
Zgjerimi i krijimtarisë suaj dhe energjitë e shkëlqyera fizike, janë dhurata nga të cilat do të nxirrni përfitime të dobishme për të përmirësuar imazhin tuaj publik dhe marrëdhëniet ndërpersonale. Bukuria me të cilën ju mund të manovroni, përbën një ndihmë të madhe për njerëzit që kanë të bëjnë me ju dhe shërben për të organizuar diçka inovative në sferën private. Ritmet e jetës tuaj janë një tonik i madh për humorin. Udhëtoni dhe shihni përtej horizonteve të zakonshme.
Ju keni një vetëdije më të madhe rreth asaj që doni dhe ju jeni, duke qenë kështu edhe më në dispozicion për të tjerët. Ndikimet astrale që do të vijnë sot, janë të përsosura për të sqaruar keqkuptimet dhe do të japin një ton e ngrohtësi të madhe apo praktike në jetën tuaj. Në fushën praktike, është koha e përkryer për të bërë një pastrim në arkivat dhe sirtarët tuaj të mbyllur. Sot dhe nesër, ju mund të gjeni edhe një zgjidhje rreth një pyetje mbi trashëgiminë.
Kuadri yjor në qiellin e shenjës suaj, ju pohon se nëse ju jeni kthyer në punë ose shkollë, do të gjeni mbështetjen e shumë yjeve. Gjë që do t’ju lejojë të punoni me qetësi dhe mençuri, rreth projekteve dhe aktiviteteve, por edhe të planifikoni më mirë mendimet tuaja. Paraqitet një mundësi e mirë gjithashtu, për të krijuar një biznes të ri, aleanca të reja. Tani ju mund të viheni në dispozicion të bashkëpunimit, përvojës dhe ekspertizës.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë, ku meritoni urimet më të mira mbi mbështetjen që do t’u japin yjet në aktivitetet tuaja, si edhe udhëtimet e biznesit, apo fushën e hulumtimeve. Është e lehtë për ju sot dhe nesër, që të merrni rezultate të kënaqshme, por edhe të merrni kontakt me realitetet e reja, duke theksuar kreativitetin tuaj. Prano faktin se jo çdo gjë do të shkojë sipas planeve tuaja dhe kini kujdes teksa hasni një pengesë.
Është koha për propozime të mira, e në çdo sektor, që juve nuk duhet t’i refuzoni. Ekziston një gatishmëri më e madhe për dialog, bashkëpunim, rinovim dhe guxim mbi iniciativa për krijimin e bizneseve të reja. Mbrëmje është bërë që sot që t’i përkushtoheni dashurisë. Lëshojeni veten pra në emocionet që tranziti i Hënës ju ofron. Ju keni bukuri dhe simpati të mjaftueshme sot, për t’ua shitur atë të tjerëve.
Në të gjithë sektorët e jetës suaj, sot do të shfaqen nisma të cilat ju lejojnë për t’i kompletuar detyrat tuaja, duke shkëlqyer në një mënyrë shumë të theksuar. Shquajini pra aftësitë që keni për të vepruar, si edhe për të përmirësuar punën tuaj. Pasi kjo situatë yjore që shfaqet sot, ju lejon të zbatoni strategjitë tuaja fituese në çështjet praktike dhe private. Performanca të shkëlqyera në jetën tuaj shoqërore. Kontakte dhe miq të rinj.
Yjet gjatë ditës së sotme janë të favorshme për lëvizjen e parave dhe zgjedhjen e kohës suaj. Gjithashtu interesante është jeta e shoqërisë, marrëdhëniet e mira me njerëzit që jetojnë pranë jush çdo ditë. Konkretisht, ju rekomandohet që ta shprehni solidaritetin tuaj me ata që vuajnë. Në mbrëmje, për ju parashikohen njohuri të reja, ndoshta me njerëz që i përkasin Peshqve dhe Bricjapit.
Perspektiva të shkëlqyera për ju gjatë ditës së sotme në qoftë se ju keni biznesin tuaj, veçanërisht nëse ju punoni në shkollë, gazetari botuese. E kjo pasi, mund të jeni bindës në ekspozimin e ideve dhe mendimeve tuaja. E gjithë bota e mendjes suaj, e shfaqur përmes kulturës, reflektimit, apo përvojës, është sot në plan të parë. Me fat, lëvizjet e parave.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e madhe në lidhje me sferën relacionale dhe punës ekipore. Nëse ju jeni një i punësuar tek të tjerët apo nëse keni një aktivitet të pavarur, yjet ju këshillojnë që të mos e lini asnjëherë mënjanë aspektin tuaj të vigjilencës, duke mos lejuar as edhe që bota sipërfaqësore të mbulojë mundësitë tuaj të arta. Ju mund të mbështeteni në një fitore të bukur, dhe në çdo rrethanë. Miq të rinj në horizont.
Në studio, ju mund të merrni sot rezultate të mahnitshme. Kini besim në përgatitjen tuaj. Pasiguria nuk është e favorshme për suksesin e pyetjeve të caktuara apo të testeve të ndryshme. Nxirreni në pah, kurajon dhe fantazinë tuaj. Në fushën e punës, përfshihuni në projekte që janë në gjendje për t’ju shkëputur nga çdo ndjenjë e sëmurë. Nga gabimet e vogla, që mund të ndodhin në rrjedhën e negociatave apo në marrëdhënie me partnerët dhe bashkëpunëtorët, do të përpiqeni për të gjetur anën pozitive.
Krijimtaria, gjenialiteti dhe dituria që keni, do t’ju lejojnë për t’i kryer detyrat tuaja me pak përpjekje. Nëse ju synoni një promovim, mund të mbështeteni në aftësitë dhe meritat tuaja dhe, pse jo, edhe të rrethanave fatlume që luajnë në favorin tuaj. Kombinimi i bukur i yjeve ju lejon të prekni qiellin me një gisht dhe të gjeni lumturinë, veçanërisht në fushën sentimentale. Miqësi dhe përshtatshmëri me rrethanat profesionale. Ndikimet e mira, do të ndikojnë për të thyer pengesat e ndërtuara në të kaluarën.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology HOROSKOPI 2013
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





