Transmetuar më 27-04-2013, 19:14

Miqtë e tyre thonë se Justin Theroux dhe Jennifer Aniston janë çmendurisht të dashuruar me njeri tjetrin, por zëra pranë tyre flasin për një zvarritje të martesës.

Ka nga ata që flasin për krizë, ashtu sikundër të tjerë flasin për motive që kanë lidhje me punët e tyre.

Siç raporton noa.al është folur prej kohësh për një martesë në fund të muajit maj, por Jennifer e rrëmbyer nga puna nuk ka mundur të organizojë gjithçka ashtu siç donte, ndaj flitet se martesa e tyre mund të mbahet në fund të muajit gusht.

Thuhet se Jennifer është aq shumë e dashuruar me Justinin e saj, sa që nuk dëshiron të firmosë asnjë kontratë paramartesore.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit