

Gjeni më poshtë nga NOA.al, horoskopin ditor për të 12 shenjat zodiakale nga astrologia e mirënjohur italiane, Ivana Raffa e pajtuar nga mediat më prestigjioze italiane për shërbimin e horoskopit.
E Dielë, 28 Prill 2013
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë, gjatë së cilës, ju nuk duhet të bllokoheni nga një krizë e ndërgjegjes. Por duhet të jeni luftarakë dhe të mos dridheni. E kundërta, do të ishte një mëkat. Ju keni aq shumë energji dhe kaq shumë karta për të luajtur, në mënyrë që t’i bëni sa më të veçanta këto ditë të fundit të prillit. Jeta e marrëdhënieve dhe bashkëpunimet, do të jenë një burim i ngjarjeve kureshtare dhe atyre të papritura. Të favorizuar projektet për punët jashtë vendit.
Paraqitet një vështrim shumë i djallëzuar në qiellin tuaj astral sot, falë përplasjes mes Diellit dhe Saturnit. Kjo është arsyeja pse shumë të lindur në shenjën e Demit, sidomos në prill, ndjehen t’u rritet brenda tyre një konflikt i hapur midis instiktit dhe arsyes. Shmangni pra reflektimet melankolike që do ua turbullojnë disi mendjen. Vendoseni veten në shërbim të të tjerëve. Një mik në nevojë, është duke pritur për ndihmën tuaj, prandaj tregojini bujari.
Kur ju jeni të ballafaquar me një pengesë, është gjë e mençur të ndaleni dhe të mendoni për mënyrën më të përshtatshme sesi ta kapërceni atë. Të jesh impulsiv apo sipërfaqësor në rrethana të caktuara, mund të shkaktojë probleme serioze. Dhe ndjenja që të karakterizon sot, është dëshmi se ju e dini si ta praktikoni këtë pilulë të urtësisë. Yjet rekomandojmë që të prisni me qetësi dhe besim për arritjen e qëllimeve më fisnike që ju keni. Mos i detyroni ngjarjet të rrjedhin, por lërini. Shmangni shpenzimet e panevojshme.
Kjo e sotmja ka për të qenë një ditë e dielë ideale për t’i dhënë vetes një pushim të shëndetshëm. Kujdesuni për bukurinë, trupin tuaj dhe humorin, shpesh në luhatje. Ju keni ndikime të mira astrale në anën tuaj që do t’ju ndihmojnë të jeni më të zellshëm. Një çrregullim i vogël, i lidhur me ushqimin është i mundur, por asgjë që duhet t’ju shqetësojë shumë. “Po” vizitave mjekësore dhe paraprakisht një qëndrimi rinovues, në vendet ku uji është protagonist.
Mendja dhe zemra në plan të parë, të stimuluar nga tranzitet dashamirëse të Hënës, Mërkurit dhe Uranit. Komunikimi në mënyrë të qartë dhe të lehtë me partnerin, është ajo çfarë ju pëlqen gjatë kësaj periudhe. Dialogu është një mënyrë për të kuptuar pse-në e disa keqkuptimeve të vogla apo edhe të mëdha, si dhe të veproni me më shumë autonomi dhe përgjegjësi. Dielli dhe Saturni, i cili është veçanërisht armiqësor, sidomos me ata që kanë lindur në korrik, ju bëjnë disi rebele dhe alergjikë ndaj përgjegjësive.
Nëse në familje ndodh ndonjë keqkuptim midis jush dhe anëtarëve të ndryshëm, do të përpiqeni që menjëherë të tregoni se keni të drejtë dhe të mos lini hapësirë për dyshime. Dijeni, se ato janë vetëm shkatërruese. Marrëveshja në mes jush dhe atyre të shtëpisë është e mirë, por ndoshta për shkak të çështjeve ekonomike (shpenzimet e papritura), mund të lindin disa pakënaqësi. Për fat të mirë, tani ju dini t’i jepni më pak rëndësi botës së biznesit dhe jeni i mendimit se bota emocionale është shumë më e rëndësishme.
Hëna e kësaj të diele të fundit të prillit, premton raste me fat në jetën sociale, në aktivitetet e kohës së lirë dhe veçanërisht në sferën financiare, duke patur kështu një ndikim pozitiv edhe në ditët e ardhshme. Mblidhni fitimet e një investimi dhe mos shpenzoni shumë për të kënaqur kotësitë tuaja. Kjo është një ditë e mirë për të rritur edhe rrethin tuaj të miqve.
E diela ideale për të pushuar dhe për të gëzuar kënaqësinë e të bërit asgjë. Në qoftë se ju ndiheni i humbur ose i hutuar, shkruani dhe kjo do të jetë ndihmë për të sqaruar mendimet tuaja. Ose flisni me një mik tek i cili keni besim të pakushtëzuar. Për ata që kanë lindur në tetor do të jetë një ditë e trishtuar karakterizuar nga një ngurtësi e zemrës dhe mungesa e guximit, falë përplasjes Diell-Saturn.
Nëse ju keni një projekt në kokë, kjo është dita e drejtë për të guxuar dhe për ta vënë atë në vend. Nëse ju doni të gëzoni, mos hiqni dorë nga mundësitë që mund të bëjnë një ndryshim pozitiv në jetën tuaj. Yjet flasin për një kohë të mirë të kaluar me miqtë apo partnerët tuaj. Mos e humbisni kënaqësinë e madhe jetën në afektive, këshillë kjo për ata që janë të vetmuar. Disa pakënaqësi me Binjakët.
Nëse ju jeni pjesë e atyre Bricjapëve, të cilët kanë tendencën për ta mbajtur një këmbë në të kaluarën dhe tjetrën në kërkim të së ardhmes, duhet ta dini se duke bërë kështu, është e vështirë për të bërë zgjedhjen e duhur. E kaluara duhet të dorëzohet. Dhe sot mund të jetë dita e drejtë për ta bërë këtë. Vendoseni jashtë lojës suaj, atë që ju ka bërë të vuani. Nesër është një ditë tjetër, duhet ta jetoni.
Dielli në kontrast me Saturnin, e bën të vështirë sot kapërcimin e vështirësive. Keni tendencën për të hequr dorë, ju nuk doni më që të luftoni për të marrë atë që ju dëshironi. Aspekt melankolik dhe rrokullisje mbi parashikimin. Luftoni. Në dashuri, do të vendoset një mirëkuptim në aspektin fizik. Duke qenë kështu një bazë për nisjen e një intimiteti të thellë dhe një mënyrë e ndryshme për të jetuar dashurinë tuaj në progres.
Sot paraqitet një prirje e mirë për paqe dhe qetësi në mjedisin tuaj të shtëpisë. Kur ju nuk mund të jeni i qartë në lidhje me një pasuri të marrë pak kohë më parë, ju duhet pak më shumë kohë për t’u qartësuar rreth saj. Situata nuk do t’ju shpëtojë nga dora. Ëmbëlsi e thellë me njerëzit e moshuar. Lërini jashtë ndjenjat tuaja dhe ju do të jeni reciprokë në dinjitet. Asnjë sipërmarrje financiare për sot: fati nuk është në anën tuaj.
Përktheu dhe redaktoi: E.Tirana/noa.al
Të gjitha të drejtat e origjinalit, Ivana Raffa Astrology HOROSKOPI 2013
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





