

Pantera e zezë, mbretëresha e pasarelave është bërë bionde. Në kopertinën për numrin e ri të revistës “Vogue” Brazil, supermodelja Naomi Campbell është fotografuar me flokë të gjatë bionde.
Dekolorim apo paruke, kjo nuk dihet ende. Ndërkohë më e lehtë për tu menduar do ishte varianti i dytë për shkak se edhe në disa fotografi në të shkuarën modelja ka treguar se ka pasur probleme me flokët e saj, ku në disa vende i kishin rënë.
Gjithsesi do të jetë pikërisht publikimi i kësaj reviste, ajo që do të zgjidhë shumë dilema dhe do hedhë dritë mbi ndryshimin e saj tejet të dukshëm.a.y/noa.al
Pamje shokuese, Naomi Campbell pa flokë
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





