Transmetuar më 27-04-2013, 11:28

Shëngjin, 27 prill 2013, NOA – Kryeministri Sali Berisha u shpreh sot në inaugurimin e impiantit të pastrimit të ujërave në Shëngjin, se kjo zonë do të ketë ujërat më të pastra në Europë. Në fjalën e tij, Berisha e cilësoi këtë investim si bazën më të mirë për shtimin e turizmit dhe për një jetë më të mirë të komunitetit.

“Sot inaugurojmë një vepër me potenciale të mëdha për Shëngjinin. Kjo do të bëjë që potenciali turistik të shfrytëzohet në shkallën me të madhe. Do të bëjë që ujërat e Shëngjinit dhe Lezhës të vendosen në hartën e ujërave më të pastra të Europës. Do të bëjë që çdo turist që mendon të vij në Shqipëri, vjen pa ndrojtje, me kënaqësi që të shfrytëzojë ujërat që do të jenë më të pastrat e kësaj toke”, tha Kryeministri Sali Berisha.

Impianti pastrimi të ujërave është një investim prej 12 milionë euro dhe përfshin rrjetin e kanalizimit të Lezhës dhe Shëngjinit. Kryeministri tha se investime të tilla janë bërë në Kavajë e Durrës dhe se do të përfundohen edhe projekte të tjera për këtë sektor. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri është ndalur në reformat e ekonomisë dhe shtimin e investimeve. “ Në bëmë gjithçka për të ftuar investitorët e huaj. Çfarë premton pala tjetër, një mal më të madh se ky që kemi këtu me mashtrime”, tha kryeministri Sali Berisha.

a.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit