

Tiranë, 27 prill 2013, NOA – Kryeministri Sali Berisha mori pjesë sot në konferencën shkencore për perandorin romak Konstandin, prejardhja e të cilit është nga Iliria. Berisha u shpreh se në këtë simpozium vlerësohet një nga dokumentet më të rëndësishme për fenë, Edikti i Milanos, i cili u vendos nga Konstandini.
“Në nderojmë një nga aktet më të rëndësishme në historinë e qytetërimit dhe historisë së njerëzimit në tërësi”, tha Kryeministri Sali Berisha.
Berisha u shpreh se perandori Konstandin është më i ndritur i të gjitha kohërave, duke i dhënë njerëzimit një rrjedh të re për besimet fetare. "Kostandini ishte një perandor gjenial, të cilit qytetërimi, mbarë njerëzimi, i detyrohen më shumë se çdo perandori tjetër me veprat e tij. Në rast se do t’i rendisim më të shquarit që panë dritën e kësaj toke, pas Jezusit, Muhametit, Budës, vendi me dinjitetin më të madh i takon Perandorit Kostandin. Ai i dha njerëzimit një trashëgimi morale, kulturore dhe materiale më të pakrahasueshme me asnjë Perandor tjetër", u shpreh Kryeministri Berisha.
a.k/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





