Transmetuar më 27-04-2013, 09:03

Pas humbjes së provës së javës grupi blu shkon në dhomën e gjumit për të mbledhur sendet e tyre. Grupi fitues vazhdon të ironizojë humbjen e kundërshtarëve dhe kjo shkakton pakënaqësi te disa prej banorëve. Por Joana është tepër e zhgënjyer nga Elena pasi nuk e priste reagimin e saj pas fitores së grupit jeshil në atë mënyrë. Sipas saj nuk ka arsye pse të gëzohej aq shumë që grupi blu nuk do flerë në dhomën e gjumit dhe duhet të ishte pak më e kursyer me komentet e saj. Acarimi i Joanës vazhdon edhe më tej duke kaluar në ofeza ndaj Elenës “Pilivesa, nuk i vjen zor nga vetja”. Shpendi përpiqet ta qetësoj situatën duke i thënë Joanës se nuk duhet ti kushtojë shumë rëndësi kësaj situate dhe të mos e diskutojë më këtë gjë. Joana vazhdon duke komentuar sjelljen e Elenës duke e cilësuar atë torollake për mënyrën se si ajo sillet. Nga Fjalët e saj kuptohet edhe zhgënjimi që ajo ka ndaj Elenës ku nga një raport i afërt që ato kishin me njëra tjetrën janë distancuar deri në këtë pikë. Madje për Joanën as “Armiku” i saj Iliri nuk arriti të shprehte gëzim që grupi blu humbi provën.

Joana e vazhdon këtë diskutim në oborr teksa pi cigare me Eldorën. Elena nuk duhet të shprehej “S’ka gjynah për njeri sot” sepse kjo është një shprehje shumë e ulët që as një personi të panjohur nuk i thuhet. Eldora përpiqet të neutralizojë situatën duke i thënë Joanës që është me nerva dhe prandaj gjërat i duken kështu. Joana i përgjigjet që kësaj here gjërat do ti bëjë të mëdhaja sepse shumë herë i ka toleruar.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit