Transmetuar më 26-04-2013, 20:46

Pirja e një pije me gaz me sheqer, shton rrezikun për tu prekur nga diabeti njëlloj si epidemie, duke kaluar shifrën 22%.

Një studim masiv europian që ka përfshirë mijëra qytetar, i drejtuar në Imperial College në Londër dhe i publikuar në revistën “Diabetologia”, publikon rezultatin befasues.

Nga studimi në fjalë thuhet se ata persona që pijnë dy ose më shumë kanoçe të pijeve të ëmbla me gaz rrezikojnë 22% më shumë, për tu bërë diabetikë.

Ky përfundim u arrit pasi u studiuan dy grupe personash, njëri që pinte rregullisht këto pije dhe tjetri që nuk i përdorte pije të tilla, shfaqën rezultate tërësisht të ndryshme. Ekspertët sugjerojnë se të pihen sa më rrallë pije të tilla, ndërsa veçanërisht të rrezikuar janë gjithë ata persona që janë disi mbipeshë.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit