



Një djalë i ri anglez 22 vjeçar ka gjetur një punë që të gjithë e dëshirojnë, zhvendoset nga një park ujor në tjetrin për të provuar rrëshqitëset që të çojnë në ujë.
Sebastian Smith, aktualisht student në Universitetin e Leeds fiton afro 13 mijë euro në muaj, vetëm për të vizituar dhe testuar rrëshqitëset në pishinat dhe parqet përrallore në disa vende të botës.
Sebastian ashtu si dy mijë persona të tjerë, i ishte përgjigjur një njoftimi të publikuar nga agjencia turistike First Choice, dhe ishte prezantuar me një video të pazakontë për tu rënë në sy drejtuesve të agjencisë.
Ndër vendet që do të vizitojë do të jetë Turqia, Greqia, Xhamajka etj. Paraardhësi i tij për të njëjtin pozicion pune ishte një tjetër britanik me emrin Tommy Lynch, i cili e kishte cilësuar si punën më të bukur në botë.a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





