Transmetuar më 26-04-2013, 23:54

Thonë se jeta mund të fillojë në moshën 70-vjeçare. Pikërisht atëherë kur i keni kuptuar e bërë të gjitha. Dhe se mund të zgjasë, edhe deri në moshën 90-vjeçare. Por për këtë, mjafton vetëm të ndiqni disa rregulla themelore mbi shëndetin dhe jetëgjatësinë, shumë prej të cilave, shpesh ne priremi t’i harrojmë.

Ato janë përmbledhur së bashku në një studim amerikan, i kryer nga spitali i  Bostonit, sipas të cilit, një mënyrë jetese e shëndetshme nëse aplikohet, edhe në qoftë se jeni 70 vjeç, mund t’ju çojë deri në finishin e 90 apo më shumë viteve jetë.

Me fjalë të tjera, ushqimi i duhur, aktiviteti fizik i shëndetshëm dhe hedhja e paketës së cigareve në plehra, janë vendimtare, përveçse asaj që është shkruar në gjene.

Ku për këtë të fundit, pra zinxhirit tonë personal të ADN-së, thuhet se vendos për rreth +30% të jetëgjatësisë sonë.

Por nëse i kryeni ato këshilla që ju thamë më lart, mundësia e arritjes së 90 viteve jetë rritet me +54%.

Por nëse ju jeni dembel dhe lëvizni pak, atëherë përqindja e ndikimit në jetëgjatësi, bie me nivelin prej -44%.

Ndërsa sa i përket tensionit të gjakut, nëse e keni të lartë, mundësia për të arritur 90 vjet jetë, bie me -36%. Sikundër bie me – 26% nëse jeni një obez dhe me -22%,  nëse ju pini duhan.

Nga ana tjetër, diabeti apo mungesa e aktiviteteve fizike, e ulin me -14% mundësinë për të arritur në 90 vjet. Ndërsa problemet familjare, thuhet se e ulin atë me -4%.

e.t/noa

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit