Transmetuar më 26-04-2013, 18:17

Pamje pas aksidentit të ndodhur

Shkup, 26 prill/NOA.al – 21 shtetas të Maqedonisë janë plagosur në aksidentin e trafikut që ka ndodhur mbrëmë në afërsi të Budapestit kur autobusi i linjës Shkup-Pragë ka dalë nga rruga duke rënë në një humnerë.

Një nga pasagjerët është në gjende të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të rënda që ka pësuar, ndërsa të plagosur janë edhe katër shtetas çekë dhe tre bullgarë.

Ministria e Jashtme e Maqedonisë përmes ambasadës në Budapest konfirmoi aksidentin dhe se përfaqësues të saj janë në komunikim me autoritetet hungareze në vendin e aksidentit dhe për sigurimin e të gjitha detajeve.

Siç raporton gazetari i noa.al aksidenti ka ndodhur, pasi që shoferin e autobusit e kishte zënë gjumi. Ai pas aksidentit është arrestuar nga policia hungareze dhe se ndaj tij është ngritur kallëzim penal.

Fatkeqësia ka ndodhur në orën 1.05 minuta në kilometrin e 50-të para Budapestit, afër qytetit Ger. Autobusi ka dalë nga autostrada dhe ka përfunduar në një kanal, prej ku është nxjerrë me vinç nga ana e shërbimeve zjarrfikëse.

Policia e Hungarisë po i heton arsyet e tjera për aksidentin. /n.p/noa.al

Shikoni VIDEON

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit