


Në dhomën e ndenjes ndodhet Elona, Joana e Vigani, të cilët janë duke komentuar banorët e skuadrës tjetër, duke thënë se e kanë marrë lojën më seriozisht sesa duhet dhe kanë filluar të thurin plane kundër tyre. Ata thonë se u ka ardhur shumë keq që skuadra tjetër ka humbur territorin e kuzhinës, por janë të sigurt se nëse skuadra Jeshile do të fitojë, do të hakmerret keq kundrejt tyre.
Ndërsa më vonë Joana ndodhet me Viganin në kolltuk, teksa kujtojnë momentet kur Vëllai i madh u ka komunikuar se kanë fituar provën. “Unë përfundimisht e adhuroj Anaidin”, thotë Joana, ndërsa qesh me vete. Vigani e beson që kjo gjë është e vërtetë, përderisa ata kanë ndenjur gjatë gjithë kohës afër njëri-tjetrit.
Ndërsa Elona qëndron disi e distancuar, duke menduar për ecurinë e Provës Javore.
Më pas me ta bashkohet edhe Shpendi e Eldora e të katërt diskutojnë për modelet shqiptare, duke marrë parasysh edhe Elenën dhe linjat e saj. “Ajo ka tipare interesante”, shprehet Elona. Më pas ata flasin për modelet në botë, ku Elona ka shumë informacion, të cilin e lidh me interesat rreth profesionit të saj.
Më pas banorët shkojnë në dhomat e gjumit për të fjetur, ndërsa Vëllai i Madh ka disa minuta që është kujdesur për fikjen e dritave.
Shpendi dhe Eldora shtrihen në të njëjtin krevat dhe pasi shkëmbejnë disa biseda mes tyre lidhur me provën e kësaj jave, flenë gjumë.
Ndërsa banorët e tjerë shkojnë në dhomat e gjumit për të fjetur, Elona dhe Vigani qëndrojnë ende duke biseduar me njëri-tjetrin.
Elona fillon t’i tregojë Viganit për jetën e saj si edhe shkollimin. Ajo thotë se ka tre vjet që ka mbaruar shkollën e lartë dhe se ka mbaruar dy shkolla të larta. Elona flet për profesionin e saj me pasion dhe thotë se punën e saj e bën me shumë dëshirë. Ajo thotë se këtë pasion e ka të trashëguar nga e ëma, për të cilën fillon të tregojë me një konsideratë të lartë.
Ajo thotë se e ëma ishte grua me shumë shije dhe se e mbante veten në një mënyrë të tillë saqë nuk dukej aspak për moshën që kishte. “Kur sillte ato fustanet e stilistëve të fundit… S’e di se si ishte…”, thotë Elona për të ëmën.
“Edhe shtëpinë e vishte me shumë gusto, ka qenë maniake për këto gjëra”, thotë ajo. Më pas Elona tregon për jetën në Francë e thotë se familja e saj është adoptuar në një mënyrë të tillë saqë asnjë nuk i kupton që janë shqiptarë, por megjithatë Elona thotë se ka ndier mospraninë e njerëzve të tjerë të afërm, të cilët i kanë pasur gjithmonë larg.
Më pas flet për qëndrimin në Big Brother, të cilin e konsideron diçka shumë të bukur e një eksperiencë të paparë. “Në jetë gjithçka duhet marrë pozitivisht”, thotë Elona, e cila mendon se është në paqe me veten.
“Herë-herë mendoj aq shumë për të tjerët saqë harroj veten time”, shprehet Elona.
Ajo tregon për karakterin e saj dhe dhembshurinë që ndien për njerëzit në nevojë, megjithëse bën të qartë se duhet të ndërgjegjësohen të gjithë njerëzit për të ndihmuar dhe se një pakicë prej tyre nuk mund të bëjë shumë.
Elona tregon se para disa vitesh familja e saj ka pasur një restorant dhe ajo para se të ikte për në shkollë, kthehej për të marrë ushqimin me vete atje, por ndërsa ndeshte rrugës lypsa, ia jepte atyre dhe në shumë raste rrinte vetë pa ngrënë. “Unë në situata të tilla nuk mundem”, shprehet ajo.
Pas pak minutash ata vendosin të shkojnë në dhomën e gjumit për të fjetur gjumë, ndërsa banorët janë duke fjetur.
Big Brother Albania 6, është një prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





