

Joana me Eldorën janë ulur tek kolltuqet e oborrit. Ajo është nxehur me Anaidin dhe të dy tani nuk flasin. Por duket që i mungon shumë asaj. Në një moment, duke ndenjur me Eldorën, Joana i thotë: “Anaidi është zemër”. Eldora i tregon se ai e ndjek me sy Joanën kudo që ajo shkon, madje duket sikur kërkon ti flasë. Joanës i bëhet shumë qejfi për këtë gjë. Megjithatë ajo është në dyshim nëse ai e ka kuptuar se për çfarë i ka mbetur hatri asaj. Eldora e pyet nëse ka ndodhur edhe herë tjetër një situatë e tillë, në mënyrë që ai të jetë i qartë. Por Joana shprehet e bindur se ai e di dhe e ka kuptuar për se është mërzitur ajo. atë e ka marrë malli për Anaidin dhe këtë ja thotë edhe Eldorës. Ndërsa Eldora i thotë: “Ja ku e ke, të paktën po e shikon. Por për Joanën nuk është e mjaftueshme. Sipas saj më mirë të mos e shohë se kështu që të mos flasin me njëri-tjetrin.
Grupit i bashkohet edhe Vigani , ndërkohë që Joana pyet Eldorën se ku mund të jetë Elena. Ajo shton se nuk e ka parë dhe se sipas mendimit të Joanës, Elena nuk ka qënë në terezi. Ajo hedh dyshime se Elena mund të jetë mërzitur për shkak se Joana me Viganin kanë ndenjur afër këtë kohë, madje janë larë bashkë në pishinë. Por për Viganin kjo nuk është arsye e fortë. Megjithatë Joana është e mendimit me Elenën duhet biseduar dhe duhet sqaruar.
Banorët janë shpërndarë nëpër shtëpi. Vigani e pyet Elonën se si i duket loja. Ajo thotë që nuk është e vështirë. Megjithatë i duket më tepër se kanë ndryshuar ambientin e shtëpisë. Sipas saj prova ka anët pozitive të saj. Përshembull sipas saj njëra prej tyre është komunikimi me njerëzit që me parë nuk ke pasur të bësh, megjithëse veprimet nuk mund të ndryshohen por të paktë, komunikojnë.
Më pas grupi jeshil ka vendosur të argëtohet duke luajtur lojën “Gjykatësi, Polici, Spiuni, Hajduti”. Pas loje Elena, Anaidi dhe Edberi dalin në oborr dhe hapet biseda e sekreteve. Edberi i thotë Anaidit që e ka shumë të vështirë tja gjejë sekretin, për sekretin e tij është munduar edhe Shpendi dhe nuk ja ka arritur.
Më pas banorët hyjnë të gjithë në dhomat e tyre dhe duhet të përgatiten për provën.
Ka ardhur momenti i provës javore. Anaidi lexon zarfin për banorët. Nga kjo provë do të zgjerohet territori për njërin grup dhe rrjedhimisht do të ndikojë edhe në buxhetin javor të grupit. Përmes kësaj prove do të behet e mundur kontrolli mbi territorin e kuzhinës, tavolinës së bukës, hapsirës së gatimit, frigoriferit etj. Në të gjithë territorin e kuzhinës do të ketë akses vetëm grupi fitues. Një pjesë tjetër e provës do të jetë “Bërja Pazar” e cila do të ndahet në 5 raunde dhe në çdo raund do të garojnë dy banorë, njëri do të jetë nga grupi blu dhe tjetri nga grupi jeshil.
Banorët do të bëjnë pazar të dy njëkohësisht. Ata do të jenë të lidhur me një litar i cili nuk i lejon të bëjnë Pazar. Me rënien e gongut ata do të tërhiqen në drejtime të kundërt nga njëri-tjetri duke u munduar të kapin produktet nga vitrina dhe munduar ti vendosin ato në karrocën e pazarit. Produktet duhet të merren një e nga një dhe secili çift ka vetëm 2 minuta kohë për të bërë pazar. Banori i cili ka arritur të mbledhë më shumë produkte, fiton 1 pikë. Në fund të lojës Big Brother do tu komunikojë se cili nga grupet ka arritur të fitojë 5 pikë. Grupi fitues do të fitojë të drejtën mbi territorin e kuzhinës. Ndërsa grupi tjetër merr kanistrën dhe pa asnjë lloj arsye nuk mund të hyjë në territorin e kuzhinës. Big Brother ju kujton se grupet nuk duhet të shkelin në hapësirat e grupit kundërshtar. Nga kjo provë varet buxheti javor i banorëve. Të gjitha banorët bëhen gati për të filluar provën.
Big Brother Albania 6, eshte nje prodhim i Top Channel dhe Digitalb
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





