Transmetuar më 26-04-2013, 14:39

Shkup, 26 prill 2013, NOA.al – Një shtetas shqiptar ka humbur jetën në aksidentin e ndodhur në rrugën Kavadar- Vozarc në lindje të Maqedonisë.

Siç raporton gazetari i agjencisë së lajmeve noa.al në Maqedoni, bëhet fjalë për shqiptarin e Maqedonisë Azgan. G, i cili ka qenë bashkudhëtar në njërën nga makinat e aksidentuara.

Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes kur u përplasën dy makinat njëra tip “Ford”, ku gjendej shqiptari si dhe makina e tipit “Seat”, në të cilën gjendeshin dy udhëtarë të tjerë, që pësuan lëndime trupore.

Nga ana e policisë është kryer ekspertiza në vendin e ngjarjes ndërsa thuhet se aksidenti ndodhi, pasi njëra nga dy makinat kishte kryer parakalim të gabuar.n.p/a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit