Transmetuar më 26-04-2013, 13:20

Një burrë shkaktoi trazira mëngjesin e sotëm në ndërtesën administrative të Hameln-Pyrmont, në Saksoninë e Poshtme në Gjermani, duke vrarë kryetarin e kësaj njësie, para se ti jepte fund jetën.

Viktima është 63 vjeçari socialdemokrat Ruediger Butte. Policia vendase siç raporton noa.al, konfirmoi identitetin e viktimës dhe të autorit pa përcaktuar shkaqet që e kishin shtyrë në këtë veprim.

63 vjeçari Butte para se të zgjidhej nga radhët e partisë socialdemokrate, kishte qenë për katër vite me radhë drejtor i zyrës së krimit në landin e Saksonisë së Poshtme.

Gjithsesi ajo që mësohet deri më tani është fakti se autori i krimit rezulton një i moshuar, ndërsa pista paraprake e hetimit është ajo e një konflikti për shkak të detyrës.a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit