Transmetuar më 26-04-2013, 12:43

Një gafë në televizion i ka kushtuar kurorën Miss Rusisë 2012, Ina Zhirkova. Ajo hoqi dorë nga titulli pas një gafe gjatë një interviste, e cila shumë shpejt mori miliona klikime në YouTube dhe komente ofenduese ndaj nivelit të saj të inteligjencës.

23-vjeçarja u pyet nga një televizion rus, i cili po organizonte një emision me bukuroshe e modele vendase për të testuar njohuritë e tyre nëse Toka rrotullohet rreth Diellit apo Dielli rreth Tokës dhe përgjigja e saj ishte: “Dielli rreth Tokës mendoj. Jo.Jo! Toka rreth Diellit. Të jem e sinqertë nuk jam e sigurt”.

Videoja është përhapur me shpejtësi në internet, gjë që detyroi bukuroshen ruse të heqë dorë nga titulli Miss Rusia 2012.o.k/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd

Lajmet e fundit